Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori më i lartë i Manhattanit Damien Williams do dorëhiqet një muaj para betimit të Trump


Damian Williams, prokurori më i lartë federal në Manhattan, tha të hënën se kishte në plan të jepte dorëheqjen më 13 dhjetor, rreth një muaj para betimit të presidenti të sapozgjedhur Donald Trump.

Edward Kim, i cili po shërben si zëvendës i Williams, do marrë detyrën si Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Zyra e Williams ka një shkallë të pazakontë pavarësie nga Departamenti i Drejtësisë dhe njihet për sjelljen e rasteve të mashtrimit financiar të profilit të lartë dhe korrupsionit publik.

Trump tha në fillim të këtij muaji tha se do emëronte ish-kryetarin e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, Jay Clayton për të udhëhequr zyrën. Pozicioni kërkon konfirmim nga Senati.

“Kam besim se po largohem në një kohë kur zyra funksionon në një nivel tepër të lartë duke mbajtur dhe tejkaluar standardin e saj tashmë të lartë të përsosmërisë, integritetit dhe pavarësisë”, tha Williams në një deklaratë.

Williams gjithashtu mprehu fokusin e zyrës së tij ndaj korrupsionit publik. Në korrik, ai siguroi dënimin e ish-senatorit demokrat të Nju Xhersit, Bob Menendez, me akuza për mashtrim dhe veprim si agjent i huaj. Në shtator, ai ngriti akuza për ryshfet kundër kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams, gjithashtu një demokrat.

Një marrëdhënie e vështirë

Williams, avokati i parë me ngjyrë i zyrës, mori detyrën në fund të vitit 2021. Ai u emërua në postin kryesor të distriktit nga presidenti Joe Biden.

Ai dikur punonte për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, John Paul Stevens, si dhe për prokurorin e tanishëm të Përgjithshëm Merrick Garland, kur Garland ishte gjyqtar i Apelit.

Duke dhënë dorëheqjen përpara se Trump të marrë detyrën, Williams do të shmangë potencialisht të pësojë të njëjtin fat si paraardhësi i tij, Preet Bharara, i cili u shkarkua nga detyra e Prokurorit të SHBA në fillim të vitit 2017 menjëherë pasi Trump u bë president.