Vendosni fjalën kyçe....

“Ditë e zezë për narkoshtetin”- Lirimi i Berishës, reagojnë anëtarët e PD-së


Deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike kanë përshëndetur vendimin për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak.

Belind Këlliçi përmes një reagimi në Facebook u shpreh se “më në fund kreu i PD u lirua”.

‘Farsa ra! Më në fund lirohet Kryetari i PD dhe Lideri i Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha’, shkroi Këlliçi.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, u shpreh se “lajmi për rrëzimin e masës së arrestit ndaj Kryetarit të PD është fantastik”.

Sipas tij më lirimin e Berishës “PD tani kalon në një stad të ri” dhe se me kryedemokratin në liri “është e pamundur të ndalet entuziazmi dhe bindja në fitore”.

“Lajmi për rrëzimin e masës së arrestit ndaj Kryetarit të PD është fantastik! Zoti dhe e drejta e tij dhe e jona po triumfon.

PD tani kalon në një stad të ri! Me Sali Berishën në liri është e pamundur të ndalet entuziazmi dhe bindja në fitore.

Ndryshimi filloi të vijë…!” shkruan ai.

Gjithashtu reagoi edhe Klevis Balliu i cili e cilësoi lirimin e Berishës si “shpresa për një Shqipëri si e gjithë Europa”.

“Ditë e zezë për narkoshtetin. Ditë e bardhë për Shqipërinë”, shkroi ai më tej.

Menjëherë pas heqjes së masës së “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, me vendim të Gjykatës së Posaçme ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj.

“Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.