Vendosni fjalën kyçe....

Guardiola shfaqet me gërvishtje në kokë pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve, tregon ç’ndodhi


Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola u shfaq me shenja gërvishtjesh të forta në fytyrë pas ndehjes së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve ku ekipi i tij barazoi në shtëpi 3-3 e tij me holandezët e Feyenoord-it.

Kampionët e Premier League janë pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, pesë nga të cilat i kanë humbur.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, spanjolli pati gërvishtje të dukshme në kokë dhe hundë. Ai shpjegoi se si i kishte marrë ato në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“I preva me gisht, me gozhdë”, shpjegoi 53-vjeçari.

Më pas ai vijoi të thoshte se donte të “lëndonte veten”, përpara se të qeshte.

“U kapa në befasi me një pyetje në fund të një konference për shtyp mbrëmë për një gërvishtje që më ishte shfaqur në fytyrë dhe shpjegova se një thua i mprehtë e kishte shkaktuar aksidentalisht këtë”, thuhet në reagimin e Guardiolës në X.

“Përgjigja ime në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të zbehte çështjen shumë serioze të dëmtimit të vetvetes. Unë e di se shumë njerëz luftojnë me probleme të shëndetit mendor çdo ditë dhe do doja të shfrytëzoja këtë çast për të theksuar një nga mënyrat se si njerëzit mund të kërkojnë ndihmë, duke telefonuar linjën telefonike të Samaritanëve në 116 123 ose duke dërguar email jo@samaritans.org. ” –vijoi postimi.