Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka tha sot se demokratët dhe kreu i tyre Berisha e kanë paguar më shuimë se kushdo çmimin e lirisë dhe se kush qëdndron për të vërtetën do fitojë.
Reagimi i tij vjen pas lirimit të Berishës nga arresti shtëpiak ku ndodhej që prej 30 dhjetorit 2023.
Noka shton se falë qëndresës sot Berisha është i lirë dhe se lufta e presioni i opozitës e detyruan narkodrejtësinë t’i japë irinë.
“Demokratët dhe Sali Berisha si lider i demokratëve e kanë paguar më shumë se kushdo tjetër çmimin e lirisë. Kjo ditë tregon se kush qëndron dhe lufton për të drejtat dhe të vërtetën, do triumfojë dhe fitojë. Falë qëndresës së demokratëve, Berisha është i lirë. Lufta dhe presioni i opozitës e detyruan narkodrejtësinë që të japë fund një sage vuajtjesh për opozitën dhe izolimit të liderit të saj,. – shkruan Noka.