Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës së tij me gazetarët në selinë blu se beteja për lirimin e Ervin Salianjit dhe Ilir Metës nuk do të ndërpritet.
I pyetur nëse do t’i takojë Metën dhe Salianjin në qeli, Berisha nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por theksoi se “beteja për lirimin e tyre është e pandërprerë”.
Ai shtoi se Shqipëria është diktaturë dhe se në vend ka të burgosur politikë.
“Beteja për lirimin e tyre është e pandërprerë. Shqipëria është diktaturë. Shqipëria ka të burgosur politikë”, u shpreh ai.