Me vendim të Këshillit të Ministrave Vasilika Vjero është liruar nga detyra e zv.ministres së Financave.
Vjero mbante pozicionin e zv.ministres prej vitit 2020.
Përpara se të emërohej zv.ministre, Vjero ka qenë Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin zyrtar.