Vendosni fjalën kyçe....

Pas gati 14 muajsh luftime, Izraeli dhe Hezbollahu nisin një armëpushim


Militantët e Hezbollahut, të cilët operojnë në Liban dhe Izrael, kanë filluar sot një armëpushim, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës që ka zgjatur gati 14 muaj. 

Disa të shtëna feste u dëgjuan në periferitë jugore të Bejrutit, të cilat ishin goditur rëndë gjatë muajve të fundit, por deri tani nuk janë raportuar shkelje të armëpushimit.

Sipas kushteve të armëpushimit, luftimeve duhet t’u jepet fund për dy muaj dhe Hezbollahu duhet të largohet nga Libani jugor. Në anën tjetër, trupat izraelite do të kthehen në vendin e tyre. Po ashtu, në rajon do të dërgohen mijëra trupa libaneze dhe paqeruajtës të OKB-së, dhe një panel ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të monitorojë zbatimin e armëpushimit.

Ky armëpushim filloi më 4 të mëngjesit të së mërkurës, një ditë pas sulmeve ajrore intensive të Izraelit mbi Bejrutin, që lanë të paktën 42 të vdekur në gjithë Libanin.

Izraeli thotë se do të ‘sulmojë me fuqi’ nëse Hezbollahu thyen armëpushimin

Netanyahu ia paraqiti propozimin e armëpushimit ministrave të kabinetit pas një fjalimi televiziv në të cilin ai renditi arritjet kundër armiqve të Izraelit. Ai tha se një armëpushim me Hezbollahun do të izolonte më tej Hamasin në Gaza dhe do të lejonte Izraelin të përqëndrohet në armikun e tij kryesor, Iranin.

“Nëse Hezbollahu thyen marrëveshjen dhe përpiqet të riarmatoset, ne do të sulmojmë,” tha ai. “Për çdo shkelje, ne do të sulmojmë me forcë.”

Biden tha se Izraeli rezervoi të drejtën për të rifilluar shpejt operacionet në Liban nëse Hezbollahu thyen kushtet e armëpushimit, por se marrëveshja “ishte projektuar për të qenë një ndërprerje e përhershme e armiqësive”./AP