Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi burrin e motrës, pranga 27-vjeçarit në Himarë, ndalohet edhe një i kërkuar në Durrës


Dy persona janë arrestuar në Durrës e Himarë.

Në Durrës është prangosur një 41-vjeçar me iniiale D.M. i cili ishte shpallur në kërkim për shitje lëndësh narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët gjetën një pistoleë pa leje.

Në Himarë është ndaluar një 27-vjeçar me iniciale D.H. i cili akuzohet për plagosje.

Ai akuzohet se pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me thikë burrin e motrës, 37-vjeçarin me iniciale S.Q.

Njoftimi

“Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. M., 41 vjeç. Për të, Gjykata e Durrësit ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, nga kontrollet për ekzekutimin e urdhrit, në muajin korrik 2024, Policia gjeti në banesën e 41-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje.”

Njoftimi

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali po konfliktoheshin dy shtetas, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

D.H., 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin S. Q., 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë). I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”