Në bashkëbisedimin me gazetarët nga zyra e tij, kreu i PD-së Berisha sulmoi SPAK-un duke i quajtur prokurorët “grusht kriminelësh që ndajnë lekët me të pandehurit e tyre”.
Berisha denoncoi edhe gazetarin Artan Hoxha, i arrestuar së fundmi lidhur me dosjen e grupit të Suel Çelës, duke theksuar se e denoncuar më herët për lidhjet e tij më krimin.
“Kurrë nuk paragjykoj një njeri që nuk e njoh, që s’di gjë për të. Ky është një ligj i pandryshueshëm i jetës time. Në këtë kontekst falënderova edhe gjykatësen për vendimin që mori, ka zbatuar ligjin dhe kushtetutën. Të falënderoj unë apo të ndryshoj mendim për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit e tyre, unë atë nuk e bëj kurrë. As pajtohem, as nuk hesht. Të ndryshoj mendim për një grup që tentoi të blejë heshtjen time, as imagjinohet kurrë. Marr dosjen e fundit. Dy gazetarë me mandate. Njërin e kam denoncuar unë më shumë se kush. Qynon nuk kam dëgjuar për lidhje me krimin. Doni t’u them që si ajo gjykatësja Fetahu a si e kishte, si ajo janë 5 prokurorë të Elbasanit që janë në SPAK sot. Cfarë mund të thoni, se ndryshoj mendim për ta? Ata janë kriminelë si Fetahu. Si njeri që jam marrë me luftën ndaj krimit, duke e vlerësuar si faktor të rëndë për të drejtat e njeriut, arrij në përfundimin se më kriminel se Suel Çela, Bahri Bajri, Troplini, janë mburoja e tyre politike. Është Taulant Balla. E dini sa kilometra biseda ka Balla, që ja fsheh Altin mercenari me bandën? Vërtet e ka kërcënuar Saimirin, por Taulant Balla ka porositur vrasje, akuzohet për këtë. Një keqbërës, që ka një shëmbëlltyrë psikologjike që e shtyn drejt saj, ai shumëfishohet kur ka një mburojë politike. Ai bëhet më i forti i lagjes e qytetit kur ka këtë mburojë.” – tha Berisha.