Vendosni fjalën kyçe....

“Sot Edi Rama dhe George Soros morën goditjen më fatale, dështuan përfundimisht” – Berisha


 

Kreu i PD-së tha para mbështetësve që e prisnin para selisë së PD-së se me lirimin e tij, kryeministri Rama dhe George Soros morën një goditje fatale dhe dështuan për të zhdukur opozitën.

“U krye dhe kjo punë. Piramida më e madhee mashtrimit pas Luftës së Dytë Botërore mori goditjen më fatale sot. Sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit  të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe Soros dështuan përfundjmisht. Sot dështuan në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërtetën, për vlerat që besojmë. Sot është një ditë e mirë, një ditë shprese për shqiptarët, për opozyarët. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozutës, sot nuk fitoi Sali Berisha, fitoi e vërteta, Kushtetuta, Shqipëria. Tani e tutje veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës, fjala jonë e përbashkët.” – tha Berisha.