Vendosni fjalën kyçe....

“Unë të kam ty, ti më ke mua, prapë në majë do dalim” – Si fliste gjyqtarja Pajtime Fetahu me Suel Çelën


Të tjera përgjime kanë dalë lidhur me dosjen e grupit të Suel Çelës, ku shfaqen bisedat e këtij të fundit me gjyqtaren asokohe në detyrë Pajtime Fetahu.

Në bisedat e zbardhura Fetahu e Çela shprehin mbështetjen për njëri-tjetrin teksa flasin me ton miqësor, shkruan Shqptarja.

Fetahu u arrestua bashkë me dhjetëra persona të tjerë si pjesë e grupit të Suel Çelës dhe akuzohen për përfshirje në grup kriminal, korrupsion etj.

Pjesë nga bisedat mes Fetahut e Çelës

Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?

Marjus Lulaj: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.

Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.

Marjus Lulaj: Pa diskutim po.

Pajtime Fetahu: Pse mua qysh më di ti.

Marjus Lulaj: Hahahaha.

Pajtime Fetahu: S’dorëzohemi ne.

Marjus Çelaj: Rri e qetë nuk je vetëm.

Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.

Marjus Çela: Edhe unë, rri super e qetë…

Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua.