Vendosni fjalën kyçe....

SPAK do hetojë atentatin ndaj Klaudio Prendit


Ekzekutimi i Klaudio Prendit në Tiranë do merret përsipër nga SPAK.

Ngjarja e rëndë e 19 nëntorit, ku djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi u qëllua sapo u ngjit në makinën “Mercedes-Benz G Class” , dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal, shkruan Shqiptarja.

27-vjeçari u qëllua sapo doli nga një lokal pranë zonës së Xhamllikut dhe dyshohet se është qëlluar me armë më silenciator.

Ai dyshohet se është përplasur për një borxh rreth 15 mijë euro me disa persona.

I ati Fran Prendi është dorëhequr nga sistemi i drejtësisë para nisjes së vettingut. Ai njihet për dënimin e grupit të Emiljano Shullazit dhe Salvator Leticias, i arrestuar për masakrën me tre viktima në Bulevardin Zog I në vitin 2015.