Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date. Ajo e cilësoi 28 Nëntorin jo vetëm si një simbol të betejave dhe triumfeve, por edhe si një kujtim të sakrificave për lirinë, paqen dhe krenarinë kombëtare.
“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, ka shkruar presidentja e vendit.