Kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Homazhe ka kryer edhe presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Më herët gjatë ditës së sotme kryebashkiaku Veliaj uroi përmes një postimi në rrjete sociale të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar. “Lavdi dëshmorëve të atdheut! Gëzuar 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit”, shkruan ai.