Vendosni fjalën kyçe....

Klodiana Lala: Grupit të Suel Çelës iu gjet bllok me leje ndërtimi dhe pagesa, motra e tyre drejtoreshë e AZHT-së


Gazetarja Klodiana Lala përmendi një fakt të rëndë mbrëmjen e djeshme, kur zbuloi se grupit të Suel Çelës i është gjetur një bllok me leje ndërtimi, pagesa, tendera e koncesione.

Ajo tregoi se vëllezërve Xhino e Marsel Roka, motra e të cilëve Adelajda Roka është drejtoreshë e AZHT-së, u është kapur gjatë arrestimit blloku i lartpërmendur që jep detaje të shumta dhe që mund të shërbejë si çelës për lidhjet e grupit me politikën.

Teksa Lala po tregonte këtë fakt të rëndësishëm lidhur me operacionin e SPAK-ut ndaj grupit të Suel Çelës, ajo u ndërpre dy herë nga drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi dhe njëherë nga gazetari Xhevahir Zhabina, ndërsa dy gazetarët e tjerë të ftuar në studio nuk duket se shfaqën interes për përmendjen e faktit të rëndë nga Lala.

Kjo e fundit shtoi më tej se nëse SPAK e zbërthen këtë bllok dhe të dhënat e gjetura aty, mund ta ketë shumë të lehtë të shkojë te politika

Deklarata e Lalës dhe ndërhyrjet e Rakipit dhe Zhabinës

Lala: Mund të jap dy detaje të lidhjee të politikës që unë mendoj. Mund t’ua them këtë detaj. Unë mendoj që politika ëshë brenda sepse ne kemi sot të dyshuar kryesor si anëtar të bandës së Suel Çelës vëllezërit e një zyrtareje të lartë të qeverisë Rama.

Rakipi: Po e thamë tani këtë.

Lala: Të lutem më lër të mbaroj…

Zhabina: Vëllezërit nuk janë arrestuar për shkak të detyrës së motrës.

Lala: Të lutem se ka një detaj interesant. Unë nuk e kam bërë publike, po e them sonte. Në momentin që dy vëllezërit janë arrestuar, u është bllokuar një bllok i detajuar në lidhje të gjitha paratë, lejet, tenderat, koncesionet, nuk e di çfarë mund t’i quaj se mbase s’po gjej dot termin e duhur dhe në këtë aspekt…

Rakipi: Doja të tregoja çfarë ka bërë kjo bandë komplet. Mua më ikën emisioni kështu, ti je në rregull.

Lala: Dhe në këtë aspekt mendoj që po të hetohet kjo linjë nisur nga ky blloku që u është bllokuar vëllezërve në momentin e arrestimit afër Kodër Kamzës, unë mendoj që SPAK e ka shumë të lehtë të shkojë te politika.

Duket se askush ne studio nuk ishte komod me përmendjen e këtij fakti të rëndë nga gazetarja Klodiana Lala. Moderatori Rakipi në moment i ndërhyri Lalës duke i thënë se po ia devijonte emisionin ndërsa të ftuarit e tjerë “çuditërisht” nuk shfaqën ndonjë kuriozitet për këtë fakt.

Duket se gazetarja Lala nuk ështe person komod për shumicën e TV kur vjen puna te zbardhja e të vërtetave qe përfshijnë zyrtarë të fuqishëm, apo gango të fuqishëm, ndërsa vlen të theksojmë se në dosjen e SPAK për grupin e Suel Çeles, ky i fundi e konsideronte Klodiana Lalën si nje gazetare “që s’merr lekë”, detaj ky që mund të ketë zhgënjyer jo vetëm zotin Çela, por dhe drejtuesit e AZHT-së apo dhe të ftuarit në studio.