Vendosni fjalën kyçe....

“Kohë për të nderuar sakrificat” – Ambasada amerikane uron 29 Nëntorin


Ambasada amerikane ka uruar Shqipërinë për 29 Nëntorin, ditën e çlirimit.

Në një shënim në Facebook, ambasada shkruan se 80-vjetori i çlirimit nga pushtuesit nazistë është kohë për të nderuar sakrificat e qëndrueshmërinë e Shqipërisë që i dha formë historisë së saj.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!” – thuhet në urimin e ambasadës amerikane.