Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi i dytë në tre ditë, hidhet granatë ndaj Komunës së Zveçanit


Godina e komuna së Zveçanit është sulmuar gjatë mesnatës me granatë dore.

Nga sulmi nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa janë dëmtuar katër makina që kanë qenë të parkuara në oborrin e ndërtesës.

Sipas policisë së Kosovës rasti po hetohet ndërsa shton se ofron shërbime e saj dhe siguri për qytetarët në veri të vendit.

Tre ditë më parë, ndaj stacionit policor në Zveçan u hodhën dy granata dore.