Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Balluku tregohet me gisht në shkrimin e medias gjermane për shitjen e koncesionit të Portit të Durrësit te kompania kroate


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas shkrimit të medias gjermane Focus.de mbi Portin e Durrësit dhe hijet e dyshimta me lidhje të mundshme kriminale të shitjes nga kompania gjermane te një kroate.

Bardhi thotë se në shkrimin e medias gjermane Ministrja e Tranposrteve, Belinda Balluku lakohet si njeriu kyç që ka ndikuar mbi procedurën e koncesionit që favorizoi kompaninë kroatike fiktive.

Belinda Balluku tregohet me gisht nga një prej mediave më serioze gjermane mbi një procedurë koncesione që favorizon një kompani kroate fiktive dhe me lidhje të mundshme kriminale! Ky është shkrimi i dytë në pak ditë mbi këtë aferë të dyshuar kriminale dhe duhet të shërbejë si nxitje për SPAK për të hetuar në mënyrë të plotë dhe të shpejtë”-shkruan Bardhi.