Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një takim këshillues me prindërit në shkollën “Janaq Kilica” për të diskutuar ndikimin e rrjeteve sociale, si TikTok, në jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se fëmijët dhe të rinjtë jetojnë nën një presion të madh nga platformat e mediave sociale dhe nga lajmet shpesh të pasakta që përhapen në to, si dhe nga mediat vendase.
Për platformat ne nuk jemi persona, por mallra siç blemë ne në markete me kodet përkatëse, nga kjo vepron edhe algoritmi”, u shpreh ai.