Vendosni fjalën kyçe....

Në pranga një 42-vjeçar në Tiranë, mbante armë zjarri pa leje


Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kap me armë zjarri pa leje. Gjatë një kontrolli në banesën e tij në rrugën “Princ Vidi”, policia gjeti dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kishin marrë informacion në rrugë operative për posedimin e armëve nga shtetasi R. H., dhe pasi ushtruan kontrollin në adresën e tij, e arrestuan në flagrancë.

Njoftimi: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Princ Vidi” një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.

 

 

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.