Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën Demokracia në qytetin e Vorës, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” dhe njëri prej tyre më pas është përplasur me murin dhe derën e një dyqani.
Sipas raportimeve, aksidenti ka përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime për shoferët.
Shoferët e dy automjeteve janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Në momentin e aksidentit, nuk ka pasur kalimtarë në trotuar, ndërsa dyqani ku u përplas automjeti ishte boshatisur.