I gjithë territori i Qarkut të Kukësit është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësitë mbi 600 metra.
Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndërkohë që bashkitë e Kukësit, Tropojës dhe Hasit nuk kanë raportuar ndonjë problematikë emergjente.
Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç disa fshatrave në njësitë administrative të Llugajt dhe Golaj, si dhe fshatrave Pogaj dhe Kishaj në Tropojë.