Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në një postim në rrjetin social Facebook në lidhje me sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kanalin e Ibër Lepencit në Kosovë, ku shkruan se ky është një akt terrorist që vërteton se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar.