Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas sulmit të ndodhur sot në kanalin e Ibër Lepencit në veri të Kosovës, duke e quajtur një akt terrorist që ka për qëllim destabilizimin e vendit. Në një konferencë për media, Berisha tha se ky sulm është i lidhur ngushtë me interesat e Moskës dhe ka synim krijimin e tensioneve në rajon.
Ai e konsideroi këtë akt si një provokim të drejtpërdrejtë të Beogradit, që kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re dhe destabilizimin e Kosovës.
“Së pari dua të dënon me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore.
Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.
Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës.