Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në Zubin Potok, Begaj bisedë me Osmanin: Dënoj ashpër sulmin terrorist


Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Kreu i Shteti ka dënuar ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic.

Begaj shprehet se këto akte  synojnë shkatërrimin e infrastrukturës  kritike të Kosovës e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Presidenti mbështeti fuqishëm të gjitha përpjekjet e Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.