Vendosni fjalën kyçe....

Trump zgjedh krushkun për ambasador të ardhshëm në Francë


Presidenti i zgjedhur i ShBA-ve, Donald Trump ka zgjedhur babain e dhëndrit të tij, Jared Kushner, Charles Kushner, për të shërbyer si ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Francë, shkruan CNN.

Trump e përshkroi Charles Kushner-in si një lider i suksesshëm në biznes, filantrop dhe negociator, me përvojë në industrinë e pasurive të paluajtshme.

“Charlie është Themeluesi dhe Kryetari i Kushner Companies, një prej firmave më të mëdha dhe më të suksesshme private të Pasurive të Paluajtshme në vend. Ai është njohur si Sipërmarrësi i Vitit në Neë Jersey nga Ernst & Young, është emëruar në Këshillin e Përkujtimit të Holokaustit në SHBA dhe ka shërbyer si Komisioner dhe Kryetar i Autoritetit Portual të Neë York-ut dhe Neë Jersey-it, si dhe në bordin e disa prej institucioneve tona kryesore, duke përfshirë Universitetin e Neë York-ut (NYU),” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Kushner u fal nga Trump në vitin 2020 pasi kishte vuajtur një dënim me burg pas një dënimi për akuza federale.