Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen çifti i bashkëshortëve


 

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Shkodër.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Mabe, ku nga burime në vendngjarje bëhet me dije për dy persona të plagosur, çift bashkëshortësh, të cilët janë dërguar me ambulancë në spitalin Rajonal të Lezhës.

Raportimet në media bëjnë me dije se ende nuk dihen shkaqet,  ndërsa policia ndodhet ne vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.