Kryeministri grek Mitsotakis ka kushtëzuar mbështjen e Greqisë për Shqipërinë për sa i përket anëtarësimit në BE.
Në një intervistë për median e vendit fqinj ai tha se Tirana zyrtare duhet të respektojë plotësisht të drejtat e pakicës greke në vend.
Mitsotakis tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në dorën e Greqisë dhe Shqipëria do duhet të zbatojë kërkesat lidhur me pakicën greke, shkruan BW.
“Shqipëria ka nisur rrugën e gjatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në një moment të caktuar. Dhe duhet t’ju them se Greqia ka çdo arsye ta mbështesë Shqipërinë në këtë përpjekje, me një kusht themelor, që të respektojë plotësisht të drejtat e pakicës kombëtare greke. Kemi çështje pronësie, çështje që kanë të bëjnë me vetëpërcaktimin dhe regjistrimin, dhe duhet t’ju them që Shqipëria tani është angazhuar për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Greqia ka sot një forcë të fortë negociuese. Nëse Shqipëria do të dëshirojë të ecë përpara, që unë besoj se do të dëshirojë të ecë përpara, atëherë ajo duhet ta zgjidhë në mënyrë përfundimtare çështjen që ka të bëjë me pakicën. Në thelb, progresi i Shqipërisë drejt Evropës përcaktohet në masë të madhe nga vendi ynë”, tha Mitsotakis.