Vendosni fjalën kyçe....

“Çdo sulm na bën më të fortë” – Adani u përgigjet për herë të parë akuzave për ryshfet nga SHBA-ja


Themeluesi i Adani Group, Gautam Adani iu përgjigj për herë të parë akuzave të autoriteteve amerikane se ishte pjesë e një skeme ryshfeti 265 milionë dollarëshe, duke thënë se konglomerati i tij ishte i përkushtuar dhe kishte punuar me ndershmëri e në pajtueshmëri me rreguklat dhe ligjet.

Aktakuza është kriza e dytë e madhe që godet Adanin në vetëm dy vjet, duke dërguar valë tronditëse në mbarë Indinë dhe më gjerë. Një shtet indian po rishikon një marrëveshje me grupin.

“Më pak se dy javë më parë, ne u përballëm me një sërë akuzash nga SHBA-ja në lidhje me praktikat e pajtueshmërisë në Adani Green Energy. Kjo nuk është hera e parë që ne përballemi me sfida të tilla,” tha Adani në një fjalim gjatë një ceremonie.

Autoritetet amerikane kanë akuzuar Gautam Adanin, nipin e tij dhe drejtorin ekzekutiv Sagar Adanin dhe drejtorin menaxhues të Adani Green, Vneet S. Jaain, si pjesë e një skeme për të paguar ryshfet për të siguruar kontrata në Indi të furnizimit me energji elektrike dhe mashtrimit të investitorëve amerikanë gjatë mbledhjes së fondeve në vend.

Adani Group ka mohuar akuzat, duke i përshkruar ato si “të pabaza” dhe duke u zotuar se do përballet me to me “të gjitha mjetet e mundshme ligjore”.

“Ajo që mund t’ju them është se çdo sulm na bën më të fortë dhe më elastik,” tha Adani në qytetin verior indian të Jaipur.

“Në botën e sotme, negativiteti përhapet më shpejt se faktet dhe ndërsa ne punojmë përmes procesit ligjor, unë dua të rikonfirmoj angazhimin tonë absolut ndaj respetimit të rregullave,” shtoi ai, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Shefi i financave të Adan Group hodhi poshtë akuzat të premten, ndërsa qeveria indiane tha se nuk kishte marrë asnjë kërkesë të SHBA-së në lidhje me rastin.