Një 35-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi u kap duke transportuar vaj kanabisi.
Të riut me iniciale B.K. iu gjetën në makinë 3.5 litra vaj kanabisi, një armë zjarri “Kallashnikov”, një thikë, fishekë dhe kanabis në formë cokollate.
Njoftimi
“Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Sarandës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Haze”. Si rezultat i të cilit, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Barjam Kanushi, 35 vjeç, banues në Delvinë.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.”