Vendosni fjalën kyçe....

Plagosën tre persona me thikë e kosore, prangosen babë e bir në Dimal


Babë e bir janë arrestuar në Dimal pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë e kosore disa persona.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Goriçan pasditen e djeshme ndërsa në pranga përfunduan 65-vjeçari Bastri Xhalili dhe 24-vjeçari Emiljano Xhalili, të dy banues në Goriçan.

Të lënduarit, 49-vjeçari S.Xh., 24-vjeçari J.Xh. e 18-vjecari E.Xh. janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Plagosën me mjet prerës (thikë dhe kosore), fqinjët e tyre, gjatë një konflikti, kapen në flagrancë dhe arrestohen babë e bir. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Goriçan, Dimal, mbasditen e djeshme, po ndodhte një konflikt ndërmjet disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

Bastri Xhalili, 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe Emiljano Xhalili, 24 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Goriçan, Dimal, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta shtetas dyshohet se mbasditen e djeshme, kanë shkuar me mjete prerëse (thikë dhe kosore), në banesën e shtetasit S. Xh., dhe pasi janë konfliktuar, kanë plagosur me mjet prerës (thikë dhe kosore), shtetasit S. Xh., 49 vjeç., J. Xh., 24 vjeç (babë e bir) dhe E. Xh., 18 vjeç, (i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesën e shtetasit S. Xh, kur ndodhi konflikti). Të dëmtuarit kanë marr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.”