Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë një 41-vjeçar në Vlorë, drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore


 

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pasi është përfshirë  në një konflikt të dhunshëm me nje 51-vjeçar.

Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”.

Dyshohet se për motive të dobëta, 51 vjeçari i identifikuar me emrin Abaz Rohani, person me precedent penal, ka plagosur me thikë 41-vjeçarin, Xhafer Kamberi, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore. Ndërsa autori në arrati.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë

 

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.