Policia ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen në Ndroq të Tiranës.
Efektivët shprehen se viktimë ka mbetur shtetasi Alfred Dedja rreth 50 vjeç.
Ai është identifikuar si Julian Gjoshi, 27 vjeç, nga Shijaku,me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportimeve nga gazetarët në media, viktima ka qenë në këmbë kur është qëlluar.
Policia është vënë në ndjekje të tij, teksa po punon për të ngritur pistat rreth krimit të rëndë.
Mbetet e paqartë dinamika dhe shkaqet e vrasjes dhe po verifikohen informacionet, por pista e parë për hetuesit është prishja e pazareve të drogës.
Autori tashmë i identifikuar, sipas të dhënave të para hetimore, është afruar me një makinë “Benz ML” me ngjyrë të zezë, teksa ka qëlluar viktimën Dedja me armë, i cili po ecte në këmbë afër lokalit.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.
Gjoshi rezulton se është njëkohësisht edhe kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në Janar 2020 në Kamëz dhe lidhje e afërt gjithashtu me deputetin e arrestuar Jurgis Çyrbja, i cili i jepte sekrete hetimore që të mos arrestohej gjatë kohës që ishte në kërkim.