Vendosni fjalën kyçe....

“1000 euro në vit mbështetje për fëmijët deri 16 vjeç, çlirojmë ekonominë e rrisim pensionet” – Kreu i Partisë Mundësia Shehaj


Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha sot se një nga vendimet e para që do merrte nëse do zgjidhej kryeministër ishte hapja e ekonomisë.

Gjatë hapjes së degës së re të partisë në Durrës, ai premtoi gjithashtu rritje pensionesh dhe 1000 euro në vit mbështetje për çdo fëmijë deri në 16 vjeç.

“Paratë nga buxheti i shtetit do ti jepen pensionistëve, do të rrisim pensionet. Ndërkohë çdo fëmije deri në moshën 16 vjeç do t’i japim një mbështetje 1000 euro në vit. Dhe kjo ka një kosto jo më shumë se 150 mln euro në vit dhe këto para do i marrin qytetarët nga buxheti i shtetit, duke mos i dhënë mundësi politikanëve që t’i vjedhin”, tha Shehaj.

Shehaj premtoi gjithashtu se ish-të përndjekurit do marrin dëmshpërblimin që u takon.

“Shtresa e ish-të të përndjekurve politikë do marrë dëmshpërblimin që u takon, jo më me këste, pasi kjo që ka ndodhur dhe po ndodh është një turp. Unë do ua jap të plotë dëmshpërblimin. Më vjen keq për ndarjen e opozitës, por nuk shoh zgjidhje tjetër, këtu duhet ndryshuar me rrënjë.” – shtoi Shehaj.