Është gjetur makina që dyshohet se përdori Julian Ndroqi, kunati i Altin Hajrit për t’u larguar nga vendi i krimit pasi ekzekutoi mikun e tij, Alfred Dedja brenda një lokali të njohur në zonën e Ndroqit.
Krimi ndodhi brenda lokalit dhe sipas dëshmitarëve, mes autorit të dyshuar të krimit dhe viktimës ka pasur një debat, përpara se 27-vjeçari të qëllonte me armë zjarri në drejtim të “Daku”-t.
Mjeti i tij tip “Benz ML” është gjetur në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Ndërsa arma me të cilën autori i dyshuar, Julian Gjoshi ka qëlluar 50-vjeçarin ende s’është gjetur.