Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim nga Athina, arrestohet në Muriqan nga autoritet malazeze shtetasi shqiptar


Autoritetet e Malit të Zi arrestuan një shtetas shqiptar, me iniciale R. S, 27 vjeç, i shpallur në kërkim nga Interpol Athina.

Ndalimi i tij u bë në pikën e kalimit kufitar Sukobin – Muriqan, thuhet në njoftimin e administratës policore.

Ndaj shtetasit shqiptar, ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykatës e Apelit në Athinë për dyshimin e kryerjes së veprës penale të mbajtjes pa leje të mjeteve shpërthyese, e cila dënohet me burgim deri në 20 vjet.

Në komunikim ndërmjet oficerëve të Interpol Podgorica dhe Interpol Athina, u konfirmua identiteti i personit R. S dhe dokumentacioni i nevojshëm iu dorëzua gjyqtarit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili pas seancës urdhëroi ekstradimin e tij”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.