Vendosni fjalën kyçe....

Kundërshtimi i Portit të ri të Durrësit/ Balluku: Luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut


Zv.kryemnistrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balluku e ka quajtur projektin “strategjik”  si një luftë kundër disa interesave të vendit që ai përfiton në mënyrë direkte.

Balluku shprehet se së pari, kjo cënon vendosjen e Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të tregtisë navale.

Më tej ajo shton se kjo është edhhe një luftë kundër fuqizimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë integrale të projektit të portit të ri, ku në Prishtinë dhe Shkup do të ndërtohen dy porte të thata të lidhura me Durrësin.

Sipas Ballukut, Shqipëria ka dalë tanimë nga balta dhe as nuk ndalet më as nuk kthehet më kurrë në baltën e atyre që luftojnë kundër interesave të saj.

 

Postimi i Ballukut:

Lufta kundër projektit strategjik të ⚓️portit të ri të 📍Durrësit është luftë kundër vendosjes së 🇦🇱Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të tregtisë navale.

Është luftë kundër fuqizimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë integrale të projektit të portit të ri, ku në Prishtinë dhe Shkup do të ndërtohen dy porte të thata të lidhura me Durrësin.

Është luftë kundër hekurudhës Durrës – Prishtinë dhe Korridorit 8 që pa portin e ri të Durrësit nuk bëjnë asnjë sens. Është luftë kundër sigurisë së Shqipërisë dhe rajonit, që me krahun ushtarak të NATO-s në projektin e portit të ri të Durrësit ngrihet në një nivel tjetër.

Është luftë kundër vetë interesit strategjik të Shqipërisë dhe prandaj është një luftë e humbur, e cila bëhet nga ata që kanë dhënë prova se edhe e kanë djegur Shqipërinë për interesat e tyre.

Sot u ka mbetur vetëm balta që edhe e eksportojnë jashtë në media të huaja, për t’u dukur më të besueshëm kur e hedhin pastaj këtu. Por sa më shumë baltë të hedhin, aq më thellë ajo baltë do t’i përpijë pranverën që vjen, kur do ta marrin përgjigjen jo me baltë, po me votat e shqiptarëve.

#Shqipëria2030🇦🇱 ka dalë tanimë nga balta dhe as nuk ndalet më as nuk kthehet më kurrë në baltën e atyre që luftojnë kundër interesave të saj. Ajo do të ecë edhe më shpejt për t’u ulur në tryezën e Bashkimit 🇪🇺Evropian falë mandatit të katërt për @EdiRamën dhe 🌹Partinë Socialiste. Pikë!