Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e 41-vjeçarit në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar


Policia e Vlorës ka arrestuar një 51-vjeçar i cili dyshohet si autor i plagosjes së 41-vjeçarit mbrëmjen e djeshme.

Shtetasi A.R alias Gj.M ra në prangat e policisë paso dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta plagosi shtetasin Xh.K i cili ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 41-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, ku u plagos me mjet prerës, një shtetas, organizuan punën duke ushtruar kontrolle për kapjen e autorit. Si rezultat, pas disa orësh kërkime, u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.12.2024, rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës (thikë) me të cilin është kryer plagosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.