Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga plagosja në Lezhë, dyshimet e policisë


Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë.

Sipas policisë shtetasi Mond Gjoka 45-vjeç u paraqit në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. 

Dyshohet se Gjoka është vetëplagosur me armë zjarri.

Në spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Mondi Gjoka, 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.

Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi Mondi Gjoka, është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit”-thuhet në njoftimin e policisë.