Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonën e Patokut në Kurbin.
Për gjykim janë dërguar 8 persona, ndaj të cilëve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim.
Të akuzuarit janë Nikoll Frangaj, Flori Gjini, Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Jetmir Mxhika, Shan Preçi, Artur Perdoda, Rivelino Ismajlaj.
U pushuan hetimet në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje”.
Ndër të tjera, prokuroria vendosi për shuarjen e masës se sigurisë “Detyrim paragitje në policinë gjyqësore” ndaj personave nën hetim Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gjini, Agustin Kola dhe Pushimin e hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj.