Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e thirrur nga Meta, Berisha: Opozita duhet të merret me Ramën, jo me SPAK


Kreu i Partisë Demokratike , Sali Berisha ka dhënë një konferencë për mediat, ku  është pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e Partisë së Lirisë që do të zhvillohet para SPAK.

Berisha theksoi se opozita nuk duhet të merret me SPAK-un, por me Edi Ramën.

“Ka një çështje në themel të debatit që është se SPAK nuk ka pse të jetë agjendë e opozitës. Se opozita, nuk duhet të merret me SPAK por me Edi Ramën.

Është shumë e drejtë që opozita të merret dhe po merret çdo ditë me Edi Ramën. Do të ishte fatale sikur opozita të injoronte SPAK.

Nëse e injoron SPAK, opozita harron që është shndërruar sot në një nga institucionet e narkodiktaturës,” tha Berisha.