Presidenti demokrat në largim Joe Biden i fali të birin me dekret presidencial, edhe pse e kishte mohuar me forcë se do e bënte këtë gjë për më shumë se një vit.
Që prej korrikut 2023, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean Pierre, e kishte hedhur poshtë në të gjitha rastet kur ishte pyetur nga gazetarët, se Biden do e falte të birin, Hunter.
Më poshtë është një përmbledhje e deklaratave të Jean Pierre, publikuar nga AP.
27 korrik 2022
Gazetari: A ka ndonjë mundësi që presidenti Biden të falë të birin?
Jean Pierre: Jo, sapo u përgjjigja.
13 dhjetor 2023
Gazetari: Pse presidenti Biden nuk e fal Hunter-in.
Jean Pierre: Isha shumë e qartë, presidenti nuk do e falë.
25 korrik 2024
Jean Pierre: Nuk do e falë, është një jo, do mbetet një jo dhe nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Nuk do e falë të birin.
14 gusht 2024
Jean Pierre: Unë mund të flas në emër të presidentit dhe ai ka thënë se nuk do e falë të birin dhe po e lë me kaq.
Vendimi i së dielës bie ndesh me atë që ishte deklaruar me forcë Biden kur mori detyrën për një sistem drejtësie të pavarur.
Hunter Biden mori dënime federale për armëmbajtje pa leje dhe mospagesë taksash. Prej më shumë se një viti Shtëpia e Bardhë mohoi me forcë çdo mundësi që Hunter të falej nga i ati president.