Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mbajti fjalën gjatë mbledhjes së Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që po zhvillon punimet në Tiranë.
Spiropali vlerësoi sot se dalja e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim dhe vendosja në proces post- monitorimi erdhi si rezultat i reformave të ndërmarra.
Për Spiropalin, progresi i dukshëm i Reformës në Drejtësi, vlerësimi nga Moneyval në tetor 2023 dhe vendimi për ta hequr Shqipërinë nga lista e shtuar nën monitorim, ligji i vitit 2017 për pakicat dhe reforma administrative e vitit 2014, ishin disa nga elementet thelbësorë që çuan në vendimin pozitiv të prillit 2024 për ta kaluar Shqipërinë në fazën post monitorim.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi rolin e dobishëm që Asambleja Parlamentare e KiE-së dhe ky komision kanë luajtur në rrugëtimin e Shqipërisë drejt demokratizimit.
Fjala e plotë në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës:
I nderuar z. Mogens Jensen, Zëvendëskryetar i Komisionit për Respektimin e Detyrimeve dhe Angazhimeve nga Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës,
Të nderuar anëtarë të Komisionit,
I nderuar Ministër Balla,
E nderuar znj. Gjylameti,
Të nderuar miq,
Zonja dhe zotërinj,
Eshtë nder dhe privilegj për mua t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë për këtë mbledhje të Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës.
Kjo mbledhje e Komisionit është e veçantë për nga rëndësia sepse i tillë është vendimi juaj për daljen e Shqipërisë, pas 29 vitesh si anëtare e Këshillit të Evropës, nga lista e vendeve në monitorim dhe vendosja në proces post monitorimi.
Në cilësinë time si Kryetare e Kuvendit, përshëndes këtë vendim të Komisionit dhe rikonfirmoj angazhimin e Kuvendit për të udhëhequr procesin e reformave dhe progresin e Shqipërisë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve që burojnë nga ky status i ri në organizatën prestigjioze të Këshillit të Europës.
Çështjet kryesore që e kanë mbajtur Shqipërinë me status nën monitorim të plotë nga AP e KiE në mënyrë të përsëritur kanë qenë: Reforma gjithëpërfshirëse në Drejtësi, Lufta kundër Korrupsionit, Reforma Administrativo-Territoriale, Ligji për Mbrojtjen e Pakicave, Reforma Zgjedhore, Liria e Medias, Reforma në Administratën Publike. Progresi i dukshëm i Reformës në Drejtësi, vlerësimi nga MONEYVAL në tetor të vitit 2023 dhe vendimi për ta hequr Shqipërinë nga lista e shtuar nën monitorim, ligji i vitit 2017 për pakicat dhe reforma administrative e vitit 2014 ishin disa nga elementët thelbësorë që çuan në vendimin pozitiv të prillit 2024 për ta kaluar Shqipërinë në fazën post monitorim të AP KiE.
Ky vit shënjon 75 vjetorin e Këshillit të Evropës, një moment historik që thekson rëndësinë e qëndrueshme të këtij institucioni në promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, dhe sundimit të ligjit në të gjithë kontinentin tonë.
Këshilli i Evropës vijon të kontribuojë në promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Organizimi i kesaj mbledhjeje ne Tirane eshte veçanerisht domethenese per ne, pasi perserit mirenjohjen tone ndaj rolit te dobishem qe Asambleja Parlamentare dhe ky Komision kane luajtur ne rrugetimin e Shqiperise drejt demokratizimit.
Qe ne fillim te viteve 1990, Keshilli i Evropes ka qene nje partner i palekundur i kalimit te Shqiperise nga nje regjim totalitar ne nje demokraci te gjalle.
Zgjedhjet e para pluraliste ne mars te vitit 1991 shenjuan nisjen e ketij rrugetimi kur Asambleja e Keshillit te Evropes dergoi grupin e pare te vezhguesve ne ato zgjedhje, qe u pasua me dhenien Shqiperise te Statusit te te Ftuarit Special, me date 25 nentor 1991.
Ndersa i afrohemi tridhjete vjetorit te anetaresimit te Shqiperise ne Keshillin e Evropes, me 13 korrik te vitit te ardhshem, Asambleja Parlamentare, pergjate tre dekadave te kaluara, ka qene nje aleate vendimtare, duke na udhezuar dhe mbeshtetur ndersa lundronim ne kompleksitetet e ndertimit te shtetit demokratik.
Me raportin e pare per Respektimin e Detyrimeve nga ana e Shqiperise si Vend anetar, ne janar te vitit 1997, ka pasur pese raporte gjitheperfshirese deri ne vitin 2014, çdo kater vjet, ku Asambleja ne menyre te perseritur ka nenvizuar domosdoshmerine e autoriteteve shqiptare per te qene ne perputhje me rekomandimin, por pa sukses, duke e mbajtur keshtu vendin tone peng te vleresimit vjetor te situates se demokracise, sundimit te ligjit dhe te drejtave te njeriut, si dhe duke pasur pasoja penguese ne procesin e integrimit tone evropian.
Duke qenë se jemi në Kuvendin e Shqipërisë, më lejoni të them disa fjalë edhe për gjendjen e punëve në shtëpinë tonë.
Kam kënaqësinë të rikonfirmoj se Shqipëria po ecën me ritmet më më shpejta se të gjitha vendet e rajonit dhe ne kemi përcaktuar si prioritet strategjik kombëtar anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndër-qeveritare Shqipëri-BE në 15 tetor dhe nisja e negociatave për Grup-kapitujt 1 “Themeloret”, ishte një moment thelbësor për Shqipërinë, që reflektoi angazhimin tonë ndaj agjendës europiane dhe reformave transformuese.
Realizimi i këtij objektivi, si prioriteti numër një i Kuvendit të Shqipërisë, ka shtruar para nesh detyra të reja, të cilat burojnë edhe nga ligji i ri mbi rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit, përfshirë ndryshimet në këtë ligj në mars 2023, të cilat synojnë që Kuvendi t’u përgjigjet më mirë nevojave dhe sfidave të procesit të negociatave.
The support of the Parliamentary Assembly and the Council of Europe has been invaluable in helping Albania advance on its path towards European Union integration.
Ky kontribut është një vlerë e shtuar në përpjekjen e vendeve tona për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, pavarësisht shpejtësive të ndryshme me të cilat vendet e rajonit po ecin drejt këtij qëllimi.
Mobilizimi i të gjithë faktorëve politikë e shoqërore, arritjet e deritanishme dhe vullneti ynë për të përshpejtuar ritmet e integrimit na bëjnë të besojmë se anëtarësimi i Shqipërisë brenda vitit 2030 është përveçse një plan ambicioz, edhe një qëllim plotësisht i arritshëm.
Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e anëtarësimit, për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës.
Shqipëria është e vendosur në destinacionin e saj dhe ka vetëm një plan A për të ardhmen e vet: anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Është edhe për këtë arsye që anëtarësimi në Bashkimin Europian ka në Shqipëri një mbështetje popullore masive, nga mbi 90 përqind e popullsisë, më e madhe se në çdo vend tjetër të rajonit.
Ky moment pozitiv për Shqipërinë duhet parë me pozitivitet nga Këshilli i Europës, por edhe nga vendet e tjera të rajonit.
Angazhimi ynë për të respektuar vlerat dhe standardet e Këshillit të Evropës, është pjesë e aspiratave tona për tiu bashkuar familjes europiane, të cilës i përkasim për nga rrënjët, identiteti, vlerat, historia, vizioni dhe perspektiva.
Dialogu dhe shkëmbimi i përvojave me shtetet anëtare të Këshillit të Europës për të forcuar institucionet demokratike dhe konsoliduar vlerat demokratike në shoqërinë shqiptare është një ndihmë e madhe për ne.
Fale reformave qe ka ndermarre Shqiperia, nen drejtimin e Kryeministrit Rama, ajo ka treguar nje perparim te qendrueshem ne adresimin e rekomandimeve ne pritje te raporteve te miratuara nga ky komision dhe Asambleja Parlamentare.
Arritjet e Shqipërisë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve si vend anëtar janë të qarta, të dukshme dhe të matshme.
Reforma ne drejtesi, me synimin per te garantuar pavaresine e saj te vertete dhe administrimin efikas te drejtesise, lufta kunder korrupsionit dhe pastrimit te parave, reforma administrativo-territoriale, ligji per Pakicat Kombetare, per te permendur vetem disa, kane qene thelbesore ne progresin tone.
Ishte per shkak te ketyre rezultateve te prekshme qe, ne prill, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes njohu progresin tone duke e kaluar Shqiperine ne fazen e post monitorimit.
Kjo arritje eshte shenje e bashkepunimit te vazhdueshem dhe marredhenieve te forta qe kemi mbajtur me perfaqesuesit e ketij komisioni dhe e rendesise qe i kemi dhene rekomandimeve te shendosha qe ata kane renditur per Shqiperine.
Ndersa shohim drejt te ardhmes, mbetemi te angazhuar per ta vijuar kete pune te mire.
Puna e ketij komisioni eshte thelbesore per te garantuar qe ne te ruajme parimet dhe standardet qe percaktojne vlerat tona te perbashketa evropiane.
Me lejoni ta mbyll duke perseritur dhe nje here mirenjohjen tone per mbeshtetjen tuaj te palekundur dhe qe zgjodhet Tiranen si vendin per te mbajtur kete mbledhje te rendesishme.
Jam e bindur qe do te çojme me tej progresin e deritanishem, duke perkrahur nje Shqiperi me te forte, me demokratike, qe kontribuon per stabilitetin dhe paqen e rajonit dhe te Evropes.
Nje fjale te fundit per kolegen tone, znj. Blerina Gjylameti, Zevendes Presidenten e Asamblese Parlamentare dhe personin qe ndermori nismen per ta organizuar kete mbledhje ne Tirane per te shenuar dhe 75 vjetorin e Keshillit te Evropes, si dhe ekipin e Kuvendit te Shqiperise per kontributin e tyre per te mundesuar organizimin e ketij eventi. Dhe me kete ju uroj pune te mbare ne mbledhjet e sotme dhe te dites se neserme.