Një grup të rinjsh po protestojnë para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për hapjen e qendrave pritëse për emigrantët që kapen në det nga autoritetet italiane.
Të rinjtë kundërshtojnë krijimin e këtyre kampeve duke thirrur në kor: “Marrëveshja ilegale, rezistenca globale”.
Pas protestës para Kryeministrisë, ata pritet të vazhdojnë me demonstrata përpara Ambasadës Italiane dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.
Deri tani, dy kampet e hapura në tetor nuk kanë akomoduar asnjë emigrant, pasi në të dy rastet kur emigrantët janë dërguar atje, ata janë kthyer në Itali me vendim të gjykatës në Romë.