Vendosni fjalën kyçe....

Volkswagen po ul kostot, largohen 60 mijë punonjës


Punëtorët e Volkswagen në gjithë Gjermaninë nisën largimin nga puna të hënën pasi drejtuesit e punëtorëve dhe ata të kompanisë nuk arritën një marrëveshje se si të ulnin kostot.

Të ashtuquajturat greva paralajmëruese (largime të përkohshme për të bërë presion ndaj drejtuesve të kompanisë  gjatë negociatave) po ndodhin në të gjitha fabrikat gjermane të VW me përkashtim të njërës, duke filluar me fabrikën kryesore të automjeteve elektrike të kompanisë në Sachsen-Anhalt. Aksionet e VW ranë deri në 1.9%.

“Nëse është e nevojshme, kjo do jetë beteja më e ashpër e negociatave kolektive që Volksëagen ka parë ndonjëherë,” tha Thorsten Gröger, kryenegociatori për sindikatat IG Metall.

Drejtuesit e kompanisë dhe ata të punëtorëve janë në mosmarrëveshje se si të përballen me një rënie të kërkesës për automjete elektrike, kosto më të larta operacionale dhe rritje të konkurrencës nga prodhuesit kinezë. Ndërsa drejtuesit e kompanisë kanë thënë se kompania duhet të mbyllë tre fabrika gjermane dhe të pushojë nga puna mijëra punëtorë, përfaqësuesit e sindikatave po përpiqen të mbajnë fabrikat hapur.

Prodhuesi i makinave u përball për herë të fundit me largime nga puna në vitin 2021 gjatë pandemisë, por një ndërprerje më e madhe e punës gjatë negociatave të pagave në vitin 2018 pa më shumë se 50,000 punëtorë në gjashtë fabrika që morën pjesë.

Në fabrikën kryesore të VW në Wolfsburg, punonjësit po largohen nga vendet e punës ose po i përfundojnë turnet e tyre të natës herët, për të marrë pjesë në tubim përpara zyrave të drejtuesve të kompanisë.

Volksëagen hodhi poshtë të premten propozimet më të fundit të sindikalistëve për të shmangur mbylljen e fabrikave si të pamjaftueshme.

“Volkswagen i ka vënë flakën marrëveshjeve tona të përbashkëta”, tha Gröger, duke shtuar se veprimet e drejtuesve të kompanisë po e përkeqësonin gjendjen.