Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi akuzoi socialistët lidhur me buxhetin e vitit 2025 duke thënë se ai shkon i gjithi për lukset e qeveritarëve e jo për qytetarët.
Ai tha se 50 milionë eurot që u shtuan nga ministrja e Infrastrukturës Balluku në tunelin e Llogarasë do mjaftonin për rritjen e pensioneve dhe shtrimin e rrugës për rritjen e vërtetë të pensioneve me 20 apo 30 për qind shkallë-shkallë.
“Edi Rama ka favorizuar një aleat të vetin politik për të hequr barnat e rimbursuara për pensionistët. Ju keni hequr rimbursimin e ilaçeve. Do mjaftonin 50 milionë euro që i shtoi me një të rënë të lapsit zonja ministre në tuneli e Llogarasë që parashikonin bonusin e fundvitit për pensionistët. Do mjaftonin 50 milionë eurot që u shtuan me një të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë për pesëfishimin e indeksimit të rritjes së pensioneve që të kishim mundësi për një rritje 20 apo 30 për qind për të nisur shkallë-shkallë nga viti tjetër për rritjen e evërtetë të pensioneve. Ju e quani këtë lëmoshë sese paratë që shkojnë për t’i ndihmuar ata janë lëmoshë. Nuk duhet të ketë shqiptar që e a minimumin jetik nën 200 euro në muaj. Nëse nuk ju pëlqen propozimi i PD-së të cilin e hodhët poshtë, sillni ju një propozim dhe e votojmë që nesër.” – tha Bardhi.