Vendosni fjalën kyçe....

Anëtar i bandës së Suel Çelës, GJKKO masë arresti për Fuad Verzivollin, mori pjesë në atentatin ndaj Ardian Çapjas


Pjesë e bandës së Suel Çelës, GJKKO lë në fuqi masën e sigurimit  për Fuad Verzivollin, i cili mori pjesë në atentatin e dështuar në Elbasan katër vite më parë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar vendosi  vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” për Fuad Verzvollin.

Fuad Verzivolli dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, ndaj Ardian Çapjas, ngjarje e ndodhur në Elbasan më 8 Qershor 2020.

Urdhri për ekzekutimin e  Ardian Çapjas  është dhënë nga Suel Çela.

 

Atentati ndaj Ardjan Çapjas

Ardian Çapja u qëllua me snajper më 8 Qershor 2020 dhe mori një plumb poshtë supit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Kraste.

Ai u dërgua në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një operacioni. Ky ishte atentati i tretë ndaj tij. Atentati i parë i është bërë në janar të 2016. Ndërsa atentati i dytë i është bërë në dhjetor të 2017.

Autorët e qëlluan me kallashnikov, Çapjan pasi e kanë mbajtur survejim prej disa ditësh. Por ata dështuan në planin për atentatin pasi u diktuan në kohë nga shënjestra

 

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL TË SUEL ÇELËS

Si drejtues i organizatës kriminale, ku ishin të përfshirë gjyqtarë, policë dhe gazetarë, raportohet se ishte Suel Çela.

Sipas SPAK, ai është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; Mario Çela, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Marsel Shega (alias Bujar Shega), Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka, etj., ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

 

NJOFTIMI

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

më datë 02.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje

dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e

caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

 

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet

 

112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 147, datë 03.12.2024,

vendosi:

  1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues

“Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me

vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Fuad

Verzivolli si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me

paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit **** në datën

08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit

atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave

penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar

nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333/2 dhe 334 paragrafi i dytë të K.Penal;

  1. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Fuad Verzivolli, të

dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në

dispozicion të organit procedues.

  1. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të

Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

  1. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për personin nën hetim të shpërblehet

nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.

  1. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i

vendimit të gjykatës.