Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas mosmarrjes në konsideratë të asnjë prej propozimeve të opozitës për buxhetin e 2025 nga shumica qeverisëse.
Bardhi thotë se vota kundër ndaj propozimeve të PD-së ishte votë kundër pensionistëve, fermerëve, bizneseve, të rinjve, shërbimit arsimor e atij shëndetësor.
Sipas kreut të GP të PD-së, Rama me buxhetin e qeverisë së tij provoi se është në pushtet për mirëqënien e rrethit pranë tij.
“Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamentar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:
kundër pensionistëve,
kundër fermerëve,
kundër të rinjve,
kundër studentëve,
kundër bizneseve,
kundër ish- të përndjekurve,
kundër pronarëve,
kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,
kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,
kundër minatorëve,
kundër mësuesve apo kundër mjekëve.
Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë”, shkruan Bardhi.