Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Ramën për mbështetje nga SHBA, duke e lidhur atë me axhendën e George Soros dhe duke e quajtur armik të popullit amerikan.
Në fjalimin e tij, Berisha e etiketoi Ramën si “hajdutin më të madh në historinë e kombit shqiptar” dhe kritikoi veprimet e tij gjatë 12 viteve të qeverisjes.
Berisha gjithashtu theksoi neglizhencën e qeverisë ndaj të rinjve dhe pensionistëve, duke kritikuar buxhetin për mospasjen e mjeteve për këto grupe.
“ Është e vërtetë se ju për fatkeqësinë e kombit amerikan, kishit mbështetjen e tyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së atij kombi dhe ndiqnin axhendën e George Soros, këtij armiku të egër të popullit amerikan.
Sot ja ku , vi këtu me mesazhin e fitores, vi këtu fitimtar. Rama nxin aty si Edi Metemorfoza, nxin si banor i bodrumeve më të zeza të mafies shqiptare, nxin si hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar, si armiku më i egër i qenies shqiptare në kohëra.
Nxin se në 12 vite u angazhua me të gjitha mjetet për të dhunuar, kontrolluar vullnetin politik të shqiptarëve njësoj si etërit e tij.
Sot ju përfaqësoni ata që vrasin 14-vjeçarin dhe që nuk ngrihen për ta nderuar me 1 minutë heshtje shpirtin e tij të pafajshëm.
Sot ju përfaqësoni oficerin e paguar si sajneprist për të ekzekutuar biznesmenin. Ju përfaqësoni ata që ndajnë një rrugë 13 km në 14 kontrata.
Ju përfaqësoni njerëzit që paraqisni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë, për 800 mijë pensionistë. Në një kohë kur rrogat tuaja janë të barabarta me 50 apo 70 pensione.”