Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët jashtë Parlamentit në lidhje me akuzat të cilat Gazmend Bardhi i bëri ndaj tij për lidhje me Suel Çelën, pas nisjes së Foltoreve dhe mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor 2011.
Berisha theksoi se deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë dhe se askush nuk e ka denoncuar Suel Çelën më shumë se ai. Sipas Berishës, lidhjet e Suel Çelës me Edi Ramën janë shumë evidente dhe mund të provohen
Pyetje: Suel Çela është i lidhur me Edi Ramën apo me ju? Jeni akuzuar nga Gazmend Bardhi…
Berisha: Deklaratat politike janë deklarata politike ska asnjë vlerë. Askush nuk e ka denoncuar Suel Çelën më shumë se unë. Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla. Dhe një tjetër që është shpall anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i di”, tha Berisha.